Epoka neo-eneolitike varion nga 6000 deri 2100 vjet p.e.sonë dhe përfaqsohet nga vendbanimet e Vashtëmisë, Podgorisë, Dunavecit, Dersnikut, Goricës , Maliqit, Kamnikut, Trenit dhe Burimasit.

DËRSNIK (KORÇË) Vendbanimi neolitik i Dërsnikut ndodhet në
skajin jugperëndimor të fushës së Korçës.
Në qeramikën e zbuluar në Dërsnik mund të veçohen në dy grupe
kryesore:
a) ajo me tone të çelëta okër, okër e verdhë, rrallë e kuqe e
zbukuruar kryesisht me pikturim
b)dhe qeramika me syprinë të zezë e zbukuruar më shumë me incizim e ngulitje.
Qeramika përsërit në shumë aspekte atë të neolitit të vonë, e ngjashme me vendbanimin
e Barçit. Megjithatë, krahas ngjashmërisë së madhe që vihet re
në kulturën e këtyre dy vendbanimeve konstatohen edhe diferenca.
Kështu p.sh. në vendbanimin e Barçit nuk janë vënë re disa nga zbukurimet
që ka poçeria e Dëranikut, sic janë zbukurimi me barbotinë,
ai me pikturim me ngjyrë të bardhë dhe gri, si dhe ai i dhëmbëzuar i
realizuar me incizim, shumë i pëlqyer në këtë vendbanim. Nga ana tjetër
qeramika e pikturuar me ngiyrë kafe mbi sfondin e Iyer me ajkë të
bardhë, aq karakteristike në Barç, në Dërsnik është në përdorim shumë
të kufizuar. Këto diferenca, kryesisht të karakterit stilistiko-dekorativ,
janë shprehje e zhvillimit të brendshëm.
Kultura e zbuluar në Dërsnik ka tipare më pak të zhvilluara se ajo
e Barçit dhe, si e tillë, përfaqëson një fazë më të hershme zhvillimi.
Internes të veçantë në formimin e kësaj kulture paraqesin edhe mjaft
elemente që vijnë nga një traditë më e lashtë vendëse, siç është ajo e
neolitit të mesëm. Me këtë traditë lidhet prania e qeraimikës monokrome
të zezë, e formave bikonike të enëve, i atyre me fund të lartë në formë
kambane, kupat e tipit (blactobeu), ritonat e kultit, zbuikurimet me dekor
plastik të ngritur në reliev siç janë ato në formë bërthame kumbulle,
vetulle, thithore, figurave zoomorfe, zbukurimi në barbotinë etj.
Në dritën e rezultateve të përftuara nga gërmimi në kulturat neolitike
po sigurohen gjithnjë e më shumë të dhëna që tregojnë për një zhvillim
të brendshëm të pandërprerë të kësaj kulture në pellgun e Korçës.