Muzeu arkeologjik i Korçës u krijua në vitin 1985. Për vlerat arkitektonike është shpallur monument kulture. Ky muze është ngritur në një godinë karakteristike të shek XIX. Në të janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë pellgu i Korçës.
